Fundamenti

Mbi 1000 mijë serb presin t`i marrin tabelat e automjeteve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Serbët e Ranillugut , por edhe të Kamenicës janë të zhgënjyer në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila sipas tyre po ua vonon dokumentet edhe pse ata i kanë dorëzuar ato para katër muajve.

Serbët e Ranillugut dhe të Kamenicës kanë protestuar ndaj vendimit të MPB-së së Kosovës e cila sipas tyre po ua vonon dokumentacionin e lejeve të tabelave të regjistrimit.

Mbi 1000 mijë serb edhe pse i kanë dorëzuar dokumentet e regjistrimit ato ende nuk kanë arritur t`i marrin. Për të kundërshtuar këtë vonesë të MPB-së serbët e Anamoravës kanë protestuar në Ropotovë të Madhe ku para tyre kanë folur delegatja e Kuvendit të Kosovës Vesna Mikiq, përfaqësuesi i fshatit Ranillug Zhivko Tomiq dhe kryetari i komunës së Ranillugut Gradimir Mikiq.

Të gjithë janë pajtuar se gjendja në të cilën gjendet komuniteti serb është e vështirë dhe e pa përballueshme dhe për këtë kanë vendosur të ndërmarrin këtë hap. Mikiq ka thënë se mbi një mijë serbë nga këto anë kanë dorëzuar kërkesat për regjistrim të automjeteve nga ato GL në tabela të Kosovës, edhe pse kanë kaluar katër muaj nga parashtrimi i dokumentacionit, ende nuk e kanë fituar të drejtën e tabelave të regjistrimit.

Mobi Casa

Nga kjo protestë i është dërguar kërkesa Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë Punëve të Brendshme, Ambasadës Amerikane, OSBE-së, EULEX-it dhe Unionit Evropian, nga të cilët kërkohet që përfundimisht të zgjidhet problemi i tabelave të regjistrimit, ashtu që nga serbët të mos kërkohen pagesa shtesë. Në të kundërtën, do të vazhdohet me protesta të tjera dhe e tëra me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi.

Nga kjo protestë e serbëve kanë dalur edhe kërkesat që serbët nuk do të pranojnë që të paguajnë dy herë marrjen e tabelave. Kërkesa e dytë e protestuesve i drejtohet Ministrisë së Financave të Kosovës që tua mundësoj atyre në mënyrë identike të ri regjistrimit të automjeteve të importuara pas datës 01.11.2011-të.

Edhe në takimin e fundit të këshillit komunal në bashkësi është diskutuar problemi i tabelave të regjistrimit . Gradimir Mikiq e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë , por e ka quajtur shqetësuese, jo vetëm për qytetarët e Komunës së Ranillugut, por edhe më gjerë, çështjen e tabelave të regjistrimit. “Serbët e kësaj ane ndodhen në një situatë të vështirë dhe me bashkimin e forcave po punohet për zgjidhjen e këtij problemi, edhe pse kanë kaluar katër muaj nga koha kur qytetarët kanë parashtruar dokumentet, që të i ri regjistrojnë automjetet e tyre, dhe deri më tani nuk është gjetur zgjidhja e përhershme dhe e qëndrueshme e këtij problem” ka thënë Mikiq./rajonipress/