Eko Higjiena

Mbi 100 student takohen me Kurteshin

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Ismajl Kurteshi, i shoqëruar nga Fisnik Ismajli si kandidat për asambleist të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe zyrtarë të tjerë të Lëvizjes si asambleisti i ardhshëm Alban Hyseni, janë takuar sot me mbi 100 studentë në tubimin zgjedhor lokal në Gjilan.

Kandidati Kurteshi ka shpalosur programin qeverisës lokal të Lëvizjes VV!, ku në fillim i ka njoftuar studentët se si është ardhur deri tek finalizimi i programit qeverisës lokal, se si janë realizuar dhjetëra pyetësorë për të identifikuar nevojat e çdo lagjeje dhe fshati, se si janë bërë dhjetëra takime e tubime me qytetarë, dhe se si janë përgatitur edhe nënprogramet e veçanta për secilën pikë.

Më pas, Kurteshi është përqendruar më shumë në fushën e arsimit. “Ne do të dyfishojmë bursat studentore shumë shpejtë pas marrjes së besimit të qytetarëve të komunës së Gjilanit. Do të investojmë në transportin publik, ku do t’u lehtësohet qarkullimi dhe lëvizjet për studentët prej një lagjeje në lagjen tjetër. Do të angazhohemi që cilësia në arsimin parafillor, fillor e të mesëm, të ndryshojë për të mirë. Për sa kohë që ne ishim drejtorë të arsimit, nuk lejonim asnjë intervenim dhe as ato intervenime që provonte t’i bënte Qemajl Mustafa si kryetar komune, nuk i lejonim në asnjë mënyrë. I kemi rezistuar atij dhe secilit që ka dashur të intervenojë jashtëligjshëm. Pas kësaj, na quanin ‘person të ngurtë’, sepse vetëm donim të zbatohej ligji dhe rregulloret në fuqi. Ndashtë, le të na quajnë edhe sot ‘të ngurtë’, sepse nuk jemi ne elastik, që do të nënkuptonte të lakoheshim nga presionet e jashtme. Do të vazhdojmë të jemi të ngurtë, në këtë kuptim, edhe gjatë mandatit si kryetar të komunës së Gjilanit, pasi që për ne kjo do të thoshte zbatim me përpikëri të ligjit, konkursit publik dhe rregulloreve në fuqi” – është shprehur Kurteshi.

Mobi Casa

Ndërsa Fisnik Ismajli, njëri ndër personazhet më të popullarizuara në fejsbukun shqiptar, ka folur për sfidat e studentëve të gjeneratave të mëhershme dhe rolin e gjeneratave të mëhershme në kushtet që kemi sot si shoqëri. “Kujtojeni studentin e viteve të ’68-ta, të vitit ’81, të vitit ’89, e deri te profili i studentit si Albin Kurti në protestat e organizuara nga Unioni Studentor, para se të zhvillohej lufta e UÇK-së. Është derdhur shumë gjak për lirinë e Kosovës dhe ne duhet domosdoshmërisht ta ndryshojmë arsimin dhe ta kemi arsimin sa më cilësor. Është kohë tjetër, ku duhet të angazhohemi, si dikur që studentët luftonin padrejtësitë që vinin nga regjimi i atëhershëm dhe i huaj, ashtu sot duhet të jemi të indinjuar me pushtetin që shtyp, ndonëse vjen prej njerëzve tonë. Duhet të mësohemi të luftojmë padrejtësitë dhe t’i largojmë hajnat nga qeverisja” – ka porositur studentët Ismajli.

Në fund studentët janë interesuar për fushat e ndryshme të programit qeverisës lokal, kanë shprehur pakënaqësitë me perspektivën e tyre të punësimit pasi të përfundojnë studimet universitare, vështirësitë socio-ekonomike për studime, e shumë probleme të tjera si nepotizmi, i cili po mbyt shpresën për të konkurruar në sektorin publik. Po ashtu, studentët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre edhe rreth emigrimit të shumë të rinjve, punësimin në kafene edhe me diploma universitare dhe shumë çështje të tjera sociale. Mbi 100 studentë të pranishëm, kanë thënë se studentët janë rreshtuar kah ndryshimet dhe këto ndryshime nuk mund t’i bëjnë forcat e tjera politike që kanë qeverisur deri më tani, sepse i kemi provuar. Tash është koha për Lëvizjen VV!, e cila është dëshmuar si opozitë dhe ka të gjitha kapacitetet qeverisëse lokale për ta udhëhequr komunën e Gjilanit thuhet në njoftimin e VV në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.