Fundamenti

Mbi 100 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova në vizitë studimore në UBT

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbi 100 nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Kosova kanë vizituar Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i programit për shkencëtarët e rinj, të quajtur: “UBT Youth Scientists & Technology Challenges”.

Nxënësit patën mundësinë që të shohin nga afër programin e lartpërmendur, program i cili synon të angazhojë hulumtues për identifikimin e zgjidhjes së problemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në shoqërinë ose popullsinë globale.

Ata janë impresionuar nga infrastruktura laboratorike që posedon UBT-ja, teksa kanë shprehur interesimin që të marrin pjesë në këtë program, pasi në këtë mënyrë mund t’i shkëmbejnë idetë dhe përvojat e tyre.

FIDANISHTJA

Vizita studimore është realizuar në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë në UBT, ku nxënësit janë pritur nga profesori dhe koordinatori i inkubatorit të biznesit në UBT, Bejtush Ademi, si dhe konsulenti nga Irlanda, Immanuel Darkwa.

Po ashtu, në kuadër të javës së ndërmarrësisë, shumë nxënës të tjerë nga shkollat e mesme të Kosovës kanë shprehur interesimin të vizitojnë UBT-në dhe të njihen me programin për shkencëtarët e rinj, ndërkohë UBT do të hapë edhe aplikimin për ide të reja inovative për të gjithë hulumtuesit e rinj.

Nën organizimin e UBT-së dhe qendrës së Inovacionit Social “Colibri”, aktiviteti Java Globale e Ndërmarrësisë, do t’i zhvillojë punimet përgjatë një jave ku do të mbledh ndërmarrës të suksesshëm, investitorë, hartues të politikave, si dhe marrin pjesë organizata të ndryshme që mbështesin sipërmarrjet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.