Eko Higjiena

Mbi 100 mijë libra nga Kosova për nxënësit e Luginës ende në bunker

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gazeta “Danas” shkruan sot se më shumë se 7.000 nxënës të shkollës fillore në gjuhën shqipe në tetë shkolla fillore në Preshevë dhe pesë në Bujanoc, edhe dje, në vend të orës së parë të mësimit të rregullt, kanë pasur rastin që nga mësuesit e vet të dëgjojnë qëndrimin e KKSH.

Sipas KKSH-së, për shkak të injorimit të Ministrisë së Arsimit, më shumë se 100.000 libra shkollorë, të dërguar nga Kosova gati dy muaj më parë, po qëndrojnë në bunker të terminalit doganor në kalimin kufitar të Preshevës.

“Në bunker janë librat e shkencave natyrore, matematikë, fizikë, kimi, dhe që ato kurrsesi nuk mund të jenë kontestuese, ka thënë për gazetën “Danas” Skender Destani, anëtar i KKSH dhe kryetar i Unionit Demokratik në Preshevë, transmeton Koha.net.

Sipas Shaip Kamberit, deputet i Partisë për Veprim Demokratik ngaë Bujanoci, problemi me tekste mësimore për shkollat fillore të dërguara nga Kosova është thjesht i “natyrës politike”.

ARKATANA

“Për mua është fare e pakuptueshme se e gjithë kjo me tekstet shkollore për Preshevë e Bujanoc po ndodh në kohën kur në Beograd po mbahet panairi i librit”, ka thënë Kamberi.

Ndërsa Ministria e Arsimit, Kulturës dhe zhvillimit të Teknologjisë e Serbisë, sipas kësaj gazete, ka “hequr barrën prej vetes” duke sqaruar se “nuk është kompetente për çështjet e importit dhe të lëvizjes së lirë të mallrave, dhe prandaj nuk ka ndikim në procedurat doganore”.

Theksohet se Ministria ka siguruar për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe 11.667 tekste, ndërsa në Republikën e Serbisë janë botuar 63 tekste në gjuhën shqipe, të botuara nga Albas, Klet, Qendra kreative dhe Enti i teksteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.