Mobi Casa

Mbi 100 gra aderuan në LDK për ta bërë fitoren edhe më spektakulare

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Më shumë se 100 zonja e zonjusha të Gjilanit kanë aderuar sot në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke i dhënë mbështetje të madhe Lutfi Hazirit në garën e balotazhit të 1 dhjetorit, në një tubim madhështorë të organizuar në Teatrin e Qytetit.

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi ka falënderuar gratë që aderuan në LDK, duke theksuar se do të jenë të barabartë me burrat.
Faleminderit për punë dhe angazhimin tuaj. Ju zonja na e bëtë madhështore secilin aktivitet në Gjilan. I dhatë hijeshi, ju që i dhatë mbështetje kryetarit Haziri. Kam nderin dhe kënaqësinë t’i falënderoj edhe aderueset e reja, të cilat e kanë parë se në LDK ka hapësirë për gjininë femërore dhe ju zonja do të garoni bashkë me burrat. Urime fitorja kryetar Haziri”, tha Valentina Bunjaku Rexhepi.

Ndërsa, deputetja Lirie Kajtazi, njëherësh kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, ka thënë se duke e votuar zotin Haziri e keni shporrë qeverisjen e hajnisë.

“E di që të gjitha jeni të gëzuara që ishit pjese e ekipes me fitoren e Hazirit, demokracisë dhe lirisë në Gjilan. Ju e thatë më të mirën me votën dhe veprimin e juaj. Ju e thatë fjalën e duhur në kohën e duhur duke e mbështetur kryetarin Haziri. Edhe pse keni shumë angazhime në të gjitha fushat, kësaj radhe u dha rezultati i demokracisë, votuan fëmijët e demokratëve dhe demokrateve. Haziri nuk i la borxh Gjilanit dhe qeverisja e hajnisë po shporret me zotin Haziri” – tha deputetja Lirie Kajtazi.

Eco Higjiena

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar aderueset në LDK, duke thënë se është shumë i nderuar që e ka mbështetjen e grave gjilanase.

“Më lejoni që këtë mbrëmje t’ua kushtoj këtyre zonjave e zonjushave të nderuara që kanë vendosur sot t’i bashkohen dhe t’ia japin besimin LDK-së dhe së bashku do ta ndryshojmë qytetin dhe komunën tonë. Fitoren ne ua kemi dedikuar qytetarëve, por tubimin e madh e kemi filluar me ju gra, zonja e zonjusha të Gjilanit. Standardin e tubimeve të mëdha e keni vendosur ju. Pa mbështetjen tuaj nuk kemi mundur ta imagjinojmë suksesin. Gruaja përfaqëson dy familje të mëdha dhe mbështetja e saj është dyfish dhe për këtë LDK ka fituar dyfish”, është shprehur kryetari Gjilanit Lutfi Haziri.

Ai tha se tubimi madhështor i sotshëm tregon se jabanxhinjtë nuk kanë hise në Gjilan.

“Ne e kemi vendosur familjen në programin tonë sepse ne besojmë në Zot e familje. Familja është qeliza e shtetit. Këto gjashtë vjet e kanë varfëruar familjen. Ne do ta ulim tatimin në pronë, do t’i ulim ngarkesat tuaja, do t’ju ndihmojmë me bursa të gjithëve. Duke u kujdesur për familjen dhe për ju, ne kujdesemi për komunën. Ky tubim i juaji i sotshëm tregon që jabanxhinjtë nuk kanë hise në Gjilan. Fitorja do të jetë më e madhe dhe më spektakolare më 1 dhjetor”, tha Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/