FITORJA

Mbi 10 mijë euro të shpenzuara nga treshja e ME-së, ministrja Rizvanolli harxhoi afro 2 mijë euro vetëm për derivate

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me dy zëvendësit e saj, Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq, për gjashtë muaj shpenzuan 10 mijë e 451 euro.

Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, treshja udhëheqëse e Ministrisë së Ekonomisë, më së shumti para shpenzuan në akomodim, bileta të aeroplanit, derivate e dreka zyrtare.

Ministrja Rivanolli e vetme për gjashtë muaj, nga janari deri në qershor të këtij viti ka shpenzuar në total 5 mijë e 761 euro.

Më së shumti para ministrja shpenzoi për derivate 1 mijë e 943 euro, për bileta të aeroplanit 1 mijë e 591 euro dhe për akomodim 1 mijë e 252 euro.

Shpenzimet e ministres Artane Rizvanolli brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com
Nga mëditjet e para e Ministrisë së Ekonomisë mori vetëm 164 euro.

Në anën tjetër zëvendësministri i ME-së, Getoar Mjeku për gjashtë muaj shpenzoi 2 mijë e 399 euro.

Eco Higjiena

Mjeku më së shumti para shpenzoi për derivate ku brenda kësaj periudhe ai harxhoi 1 mijë e 112 euro, shkruan Telegrafi.

Shpenzimet e zv.ministrit Getoar Mjeku brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com
Pas derivate, zëvendësministri më shumë para shpenzoi për bileta të aeroplanit, udhëtime zyrtare e telefon.

Nga mëditjet Mjeku mori vetëm 52 euro.

Nga 10 mijë e 451 euro të shpenzuara në total nga treshja e ME-së, zëvendësministri i dytë i kësaj ministrie, Nenad Stanojeviq për gjashtë muaj shpenzoi 2 mijë e 289 euro.

Stanojeviq më shumë para shpenzoi për dreka zyrtare 1 mijë e 038 euro dhe për derivate 975 euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.