GRANDEMALL

Mbi 1 milion e 500 mijë euro vlera e dëmeve nga vërshimet e fundit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shiu i rrëmbyeshëm dhe vërshimet që u shkaktuan më 31 korrik kapin vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove. Pasojat nga vërshimet ende janë të mëdha dhe dëmet llogariten të konsiderueshme thotë Halit Rexhepi. Ndërkohë lagja e “Zabelit” sipas qytetarëve është harruar fare. Besim Rexhepi qytetar thotë se gjendja në këtë lagje pas vërshimeve është e rëndë.

Dëmet që ka shkaktuar shiu i fundit në Gjilan kapin vlerën e mbi 1 milion e 500 mijë eurove. Kështu tha për rajonipress Rexhep Kadriu nënkryetar i komunës dhe kryetar i komisionit për vlerësimin e dëmeve, raporton rajonipress.

Kadriu tha se ky raport ende nuk është përfundimtar sepse qytetarët çdo ditë dërgojnë ankesa për dëmet e shkaktuara. “Ne jemi të sigurt se Qeveria do ta ndihmojë Gjilanin dhe kemi bërë edhe kërkesë zyrtare për ndihmë dhe po presim përgjigje” tha Kadriu.

Edhe, Halit Rexhepi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim thotë për rajonipress se edhe një javë pas shiut të rrëmbyeshëm që kaplojë Gjilanin ka shumë kërkesa për dëme nga ana e qytetarëve.”Dëmet janë të konsiderueshme dhe kemi për çdo ditë ankesa nga qytetarët” tha Rexhepi.

Eco Higjiena

Ndërkohë qytetarët dhe lagjet e qytetit ankohen se nuk po vizitohen nga zyrtarët komunal, pas gjendjes së vërshimeve. Besim Rexhepi qytetarë në lagjen “Zabeli” rruga e 10 ka dërguar disa foto dhe pamje në rajonipress dhe ankohet se asnjëherë nuk janë vizituar nga zyrtarët komunal.

“Komuna nuk na ka vizituar pas vërshimeve. Kjo lagje dhe kjo rrugë është dëmtuar shumë dhe po kundërmon era e kanalizimit. Edhe ne jemi qytetar dhe jemi pjesë e qytetit të Gjilanit” tha Rexhepi.

Por kështu nuk mendon Rexhep Kadriu. “Unë së bashku me ekipin tim çdo ditë trajtojmë dhe vizitojmë nga 15 raste brenda në qytet. Qytetarët duhet të kuptojnë se nuk mundemi individualisht çdo shtëpi ta vizitojmë nëse nuk kemi kërkesë prej tyre. Po punojmë edhe natën vetëm që të dimë saktë gjendjen në teren” tha Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.