Uji Dea

Mbi 1 miliard euro për ndërtimin e termocentralit të ri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), konfirmon për gazetën “Zëri” se kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re” pritet të nënshkruhet së shpejti. Sipas tij, termocentrali i ri do të prodhojë 450 megavate orë energji elektrike dhe kostoja e ndërtimit do të jetë mbi 1 miliard euro.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se shumë shpejt pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”.

FIDANISHTJA

Ai thotë se aktualisht janë në fazën përmbyllëse të projekteve energjetike si pjesë e Strategjisë Afatgjate për Sektorin e Energjisë 2017-2026, me të cilat përfundimisht do të bëhen zgjidhje të qëndrueshme për transformimin e ekonomisë së vendit tonë, e cila ka vuajtur shumë si rezultat i mosfurnizimit të rregullt dhe cilësor me energji elektrike.

“Pas një procesi të gjatë negociues presim që shumë shpejt ta caktojmë datën e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale, e cila i paraprin hapit të fundit të projektit, atij të tenderimit për ndërtuesin e termoelektranës. Kostoja totale investuese pritet të jetë diku mbi 1 miliard euro, prej të cilave 30% sigurohet nga investitori amerikan ‘Contour Global’ dhe 70% nga institucionet ndërkombëtare financiare, agjencitë kredituese të eksportit dhe bankat komerciale. Kapaciteti prodhues do të jetë 450 MW me efiçiencë 40%, që dëshmon se teknologjia e cila përdoret do të jetë në përputhje me standardet mjedisore”, ka thënë Stavileci për gazetën “Zëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.