RCCOLA

Mbi 1 mijë zyrtarë e Doganës, Policisë e ATK-së e kanë deklaruar pasurinë, Buleshkaj jep detaje

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj në një intervistë për Ekonomia Online ka dhënë detaje për deklarimin ë pasurisë nga zyrtarët e Doganës, Policisë e të ATK-së.

Ai ka sqaruar se 4 mijë zyrtarë të këtyre institucioneve janë të obliguar që deri më 11 maj të deklarojnë pasurinë.

Sipas tij, mbi 600 që e kanë kryer këtë detyrë, mbi 700 kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë dhe janë më pakë se 3 mijë të cilët nuk kanë filluar ta bëjnë këtë punë.

“Deri më tani janë rreth 4 mijë zyrtarë të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin në këtë fazë nga ta sipas të dhënave që i kemi janë mbi 600 që e kanë kryer këtë detyrë. Janë mbi 700 të cilët e kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë, do të thotë na mbesin edhe janë më pakë se 3 mijë të cilët ende nuk kanë hyrë në sistem nuk kanë filluar ta bëjnë deklarimin e pasurisë”.

“Deklarimi bëhet vetëm në formë elektronike, mund ta bëjnë nga secili lokacion që kanë dëshirë qoftë nga shtëpia, vendi i punës përmes telefonit mobil apo përmes kompjuterëve. I’u bëjmë thirrje që deklarimin ta bëjnë edhe në afat po është tepër e rëndësishme që të bëhet edhe i saktë”.

Uji Dea

Buleshkaj tha se të gjitha ata zyrtarë të këtyre institucioneve që mbajnë detyra inspektimi, certifikimi, verifikimi apo licencimi dhe ata që merren me hetime në Polici.

Ai pohoi se deklarimin e pasurisë nga viti i ardhshëm do ta bëjnë edhe mjekët dhe profesorët e Universiteteve publike,“Zyrtarët që e bëjnë për herë të parë deklarimin e pasurisë, e të cilët përfshijnë zyrtarët e Doganave, të ATK-së të gjithë ata që mbajnë edhe detyra inspektimi, certifikimi, verifikimi apo licencimi. Po ashtu duke përfshirë edhe ata që kryejnë detyrat e hetimit duke përfshirë edhe Policinë, gjithsecili nga ata që kryejnë detyra hetimi do t’i kanë edhe këto ditë që i kanë mbetur për ta bërë deklarimin e pasurisë si kategori të reja. Janë edhe dy kategori të tjera të reja të cilat nuk kanë obligim në këtë afat të bëjnë deklarimin, ata janë mjekët e sistemit sekondar dhe treciar si dhe profesorët e Universiteteve publike të cilët duhet ta bëjnë deklarimin nga viti i ardhshëm”.

Buleshkaj thotë se pas sqarimeve të nevojshme dhënë për disa kategori nuk ka pasur hezitim që të deklarojnë pasurinë e tyre.“Nga praktika e deritanishme nuk ka ndonjë grup të caktuar të cilët hezitojnë të gjithë pyesin sepse është një obligim i ri ligjor, më herët kanë qenë të obliguar ta bëjnë deklarimin vetëm pozitat e larta menaxhuese, ndërsa tash i kemi edhe nivelin më të ulët”.“Do të thotë ka pyetje dhe mëdyshje se a janë të obliguar ta bëjnë. Ne gjithmonë mundohemi që të japim shpjegime, duke referua në kërkesën ligjore dhe përshkrimet e detyrave të punës së tyre, ku i kanë një nga këto detyrat, hetimi, verifikime, certifikimi e të tjera. Pastaj deri më tani nuk është që kemi pasur ndonjë hezitim shtesë pas shpjegimeve që i kemi dhënë dhe ka filluar që ta plotësojnë këtë deklarim”.

Kreu i Agjencisë ka sqaruar se pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri janë në fazën e hartimit të legjislacionit sekonda në mënyrë që të arrijnë të realizojnë kompetencat e tyre, raporton EO.

“Legjislacioni i ri na ka zgjeruar mjaftë shumë kompetencat tona duke na dhënë disa mekanizma të ri për të parandaluar korrupsionin. Këta mekanizma kemi filluar tashmë jemi në fazën fillestare të përdorimit të tyre, sepse shumica e tyre kanë hyrë ne fuqi në fillim të këtij viti dhe në jemi në ngritje të kapaciteteve tona po edhe në hartimin dhe finalizimin e akteve nënligjore të cilët na mundësojnë të jemi më konsistent dhe të jemi më të qartë në zbatimin e këtyre kompetencave”.“Kem kompetenca të mira në shqyrtime të legjislacionit për masat kundër korrupsion, tashmë secili ligj apo akt në qoftë se vlerësohet nga Agjencia ne mund të bëjmë vlerësimin dhe të japim rekomandime për të ndryshuar nenet e ndryshme apo elemente të ndryshme të këtij ligji në mënyrë që të mos legjitimohet një formë e korrupsionit”.