Fundamenti

Mbi 1.6 milion euro u grumbulluan nga pikat 1 e 31

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Këto mjete janë grumbulluar për pesë muajt e fundit në Doganat e Kosovës, ku janë zhdoganuar mallra që hyjnë nga pikat doganore Bërnjak e Jarinjë të pjesës veriore të Mitrovicës. Këto mjete janë në xhirollogarinë e ‘NLB Bankës’, të dedikuara për zhvillim ekonomik të Veriut të Mitrovicës.

Mbi 1.6 milion euro janë grumbulluar për fondin e Veriut. Për pesë muaj në Doganat e Kosovës janë zhdoganuar mallra që hyjnë nga pikat doganore Bërnjak e Jarinjë të pjesës veriore të Mitrovicës.

UBT

Këto mjete janë në xhirollogarinë e ‘NLB Bankës’, të dedikuara për zhvillim ekonomik të Veriut të Mitrovicës. Sipas zyrtarëve të Doganës, prej periudhës kur është arritur marrëveshja e deri më tani ka filluar të zbatohet marrëveshja, kështu që mallrat që i dedikohen pjesës veriore të Mitrovicës janë 1.6 milion euro./Kosova Sot/