Mbi 1.5 miliard i gëlltiti KEK-u me pushtetarët e korruptuar

Donacionet nuk e ndryshuan gjendjen, Kosova pa furnizim të rregullt me energji.
“Si rezultat i këtyre hajnive dhe zhvatjeve të këtyre fondeve edhe e kemi gjendjen e tillë si është. Furnizimi i Kosovës me energji elektrike nuk është i mirë, pikërisht për shkak të këtyre shpërdorimeve”, u shpreh deputeti Enver Hoti
Që nga pas lufta e deri më sot, Korporata Energjetike e Kosovës(KEK-u) po vazhdon të ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike, pavarësisht faktit se në këtë sektor janë bërë shumë investime të huaja dhe vendore. Sipas njohësve të kësaj fushe, në 16 vjetët e fundit, në këtë sektor janë investuar mbi 1 .5 miliard euro, kryesisht për riparime të termocentraleve dhe import të rrymës, por donacionet miliardëshe që kanë ardhur në Kosovën e pasluftës dedikuar KEK-ut, për fat të keq nuk e ndryshuan gjendjen e rëndë të furnizimit me energji elektrike.
Shumica e njohësve të kësaj fushe dhe deputetë opozitarë pajtohen se një pjesë e madhe e donacioneve të jashtme janë keqpërdorur dhe kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve kosovarë, por në disa raste edhe të atyre ndërkombëtarë, si rasti i Joe Truchlerit.
Ata thonë se shembulli më i keq i shpërdorimit të donacioneve ndërkombëtare është KEK-u. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të KEK-ut e të MZHE-së, zyrtarët e tyre nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me dyshimet e mëdha që pati për keqpërdorimin dhe zhvatjen e këtyre donacioneve dedikuar KEK-ut.
Shpërdorimet na lanë pa energji
Deputeti opozitar Enver Hoti, nga Nisma për Kosovën, thotë për gazetën se ekonomia e vendit dhe KEK-u nuk do mend se kanë pasur me disa qindra miliona deri në mbi 1 miliard euro para edhe injektime nga donacionet e jashtme, mirëpo një numër jo i vogël i këtyre donacioneve kanë përfunduar si në xhepat e vendoreve, por edhe të ndërkombëtarëve, sikurse që ishte rasti i ish-drejtorit ndërkombëtar të KEK-ut, Joe Truchler, që i vodhi 5 milionë euro, duke i dërguar ato para në një bankë jashtë vendit, në Gjibraltar. “./kosova sot/