Eko Higjiena

Mbeturinat ende shqetësuese për qytetarët vitias

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Edhe pse motoja është ende aktuale që ta pastrojmë Kosovën, në fshatrat e Komunës së Vitisë, ende janë prezente deponit ilegale të mbeturinave. Një nga fshatrat më të ndotur të Komunës së Vitisë, nga deponit e mbeturinave del të jetë fshati Beguncë.

Fotot e bëra nga qytetarët tregojnë pamjen dhe vrazhdësinë e kësaj pjese, se si janë hedhur mbeturinat nga do e kudo, dhe se janë formuar edhe deponit ilegale, mbi fshatin Beguncë.

Uji Dea

Pasi kontaktuam dhe u informuam nga banorët, EVSB, vizitoj vend ndodhjen e kësaj deponie hedhurinash, dhe nga afër vërtetoj se identifikimi ishte i saktë.
Vërtet ishte për të ardhur keq, një vend të tillë, një natyrë aq të bukur me lisa të gjallë, në vend se të shndërrohet në një park nga parqet e rralla, sepse e imponon pozita e mirë e asaj lartësie.

Deponit e formuara me mbeturina gjendeshin 200-300, metra mbi fshatin Beguncë ka shkruar koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu./rajonipress/