UBT

Mbeturina e deponi bërllogu kudo, inspeksioni komunal askund

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në brezin kufitar kanë nisur me të madhe të krijohen deponi bërllogu duke hedhur mbeturina e gjësende të të gjitha llojeve. Inspeksioni komunal nëse ekziston dikund dhe nëse ka inspektor të ambientit, duhet urgjentisht të dali në teren dhe të intervenojë sa nuk është bërë vonë shprehen banorët e fshatit Stublinë.

“Jo vetëm fshatrat afër Stublinës, po ka qytetar të pandërgjegjshëm që vijnë edhe nga qyteti dhe hedhin bërllogun këtu” shprehet Zymeri banor nga Stublina.

Stublina është fshat me bukuri përrallore dhe ky bërllog po e dëmton tej mase.

Fundamenti

”Inspeksioni komunal duhet të intervenojë me kohë dhe të shiritojë vendet ku po hedhet bërllogu në mënyrë të pakontrolluar” shprehet Zymeri.

Edhe, Zeqiri banor tjetër nga Stublina thotë se natyrën e bukur që e ka Stublina nuk e duron këtë maskarallëk.

”Unë jam i zhgënjyer kur shoh qytetar e njerëz që vijnë nga vendet e largëta e hedhin mbeturina këtu. Nëse inspeksioni nuk ndërmerr masa ne duhet vet të intervenojmë dhe ta ndalim këtë të keqe. Jemi duke menduar që të kujdestarojmë gjithë ditën dhe të bëjmë fotografi të atyre që po sjellin mbeturina nga fshatrat përreth” shprehet Zeqiri./rajonipress/