UBT

Mbetet në fuqi aktakuza kundër Sami Lushtakut dhe të tjerëve për arratisjen nga QKUK-ja

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka marrë vendim që të mbetet në fuqi aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 05.04.2018, me anë të te cilit ishin refuzuar si të pa bazuara ankesat e 23 të akuzuarve për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në mesin e tyre Emrush Thaqit, Sami Lushtaku e Mërgim Lushtaku.

“Sipas aktakuzës se Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, E.Th., Sh.H., S.L., I.H., M.L., D.G., B.D., V.B., A.B., Y.B., G.A., Xh.Z., M.-H.L.,A.U..,I.D.,S.Gj., N.Sh.,Rr.R., R.Xh., F.M., S.T., Sh.J., dhe B.D., akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në mesin e tyre ka persona të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, arratisje të personit të privuar nga liria, lehtësim i arratisjes, lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria, pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal etj”, thuhet në njoftimin e Gjyaktës së Apelit.

Mobi Casa

Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nën par.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij kodi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.