FITORJA

Mbështetje për mësimin plotësues në diasporë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministri Buja gjatë qëndrimit në Suedi dhe Danimarkë premtoi përkrahje të fuqishme për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë

Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka premtuar avancimin e mësimit plotësues për nxënësit shqiptarë të diasporës, ndërsa u ka ofruar mbështetje edhe mësimdhënësve të mësimit plotësues. Ai këto premtime i bëri gjatë një vizite dyditore që zhvilloi në Suedi dhe Danimarkë, ku u takua me mësuesit dhe studentët shqiptarë në këto shtete.

Ministri Buja tha se përkrah fuqishëm idenë për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë, ndërkaq përmendi shumë të arritura në drejtim të përmirësimit të gjendjes së mësimit shqip në diasporë, duke ofruar një pasqyrë statistikore për mësimin plotësues në diasporë sipas të dhënave që ka MAShT.

“Janë bërë përpjekje që shkolla shqipe e mësimit plotësues në diasporë të institucionalizohet”, tha ministri Buja, sipas të cilit, Ministria e Arsimit ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për shkollat e mësimit plotësues në gjuhën amtare në diasporë.

Fundamenti

Ai sugjeroi që mësimi plotësues që organizohet në diasporë të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës të shtetit ku mbahet mësimi.

Ministri Buja dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli gjatë kësaj vizite janë takuar me kryetaren e komunës së Halmstadit në Suedi, nga e cila janë njoftuar me karakteristika që ka ky qytet dhe integrimin e komunitetit shqiptar. Po ashtu, Buja e Makolli janë pritur edhe nga Shoqata e shqiptarëve në Suedi “Iliria”, ndërkaq kanë marrë pjesë në manifestimin e 100 -vjetorit të shteti shqiptar që u mbajt në Halmstad.

“Peshën e madhe e ka mbajtur diaspora në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, ndërsa tash ne duam t’ua shpërblejmë duke u përkujdesur për pasardhësit tanë, që ta ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare”, ka thënë Buja, i cili më pas ndau mirënjohje për mësuesit shqiptarë në diasporë.

Dy ministrat kosovar të dielën kanë qëndruar në Danimarkë , ku janë takuar me Unionin e Studentëve shqiptarë në Danimarkë, me ç’rast janë njoftuar për aktivitetet e studentëve shqiptarë atje. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë, Arben Cici.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.