Fundamenti

Mbështetje e fuqishme e fermerëve Gjilanas për Qemajl Mustafën

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbështetje shumë e madhe për kryetarin Mustafa edhe nga fermerët e vyeshëm të Gjilanit, të cilët në një takim të përbashkët në të cilin i pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë Blerand Stavilevci, prej ku u tha se mbështetja për Bujqësinë do të jetë shumë më e madhe për çdo vit të ardhshëm.

Me këtë rast Ministri i Bujqësisë, Blerand Satavilevci ka thënë se Bujqësia gjilanase është në një rrugë të mirë. Përderisa Ministria e Bujqësisë në vitin 2007 kishte vetëm 300 mijë euro për gjithë Kosovën ne sot kemi 20 fishime të buxhetit. Ne kemi sot një bujqësi në Gjilan që është shembull edhe i Komunave të tjera të Kosovës dhe ne u sugjerojmë edhe komunave të tjera që të konsultohen dhe të marrin praktika të reja nga bujqësia gjilanase.

Ne përkrahim të mbjellat e grurit, misrit, lulediellit, fidanëve, bletarinë, shpezetarinë, sektorin e qumështit, dhe poashtu edhe subvencionet për cilësinë e qumështit, pastaj grante për vreshtari, ferma të reja etj. Përkundrazi kjo nuk është e tëra ne pas disa ditësh do ta shpalosim programin për përkrahjen e ardhshme për vitin 2014, nga ku ju do të merrni grantet qeveritare por edhe do të përfitoni për vitin e ardhshëm.

Ne nuk do të lëmë fermer pa subvencionuar, pavarësisht se çka mbjell fermeri.

Pellgu i prodhimtarisë së Anamoravës do të jetë Gjilani në Anamoravë ndërsa pellgu i anadrinisë do të jetë Peja dhe Rahoveci. Programi i bujqësisë me mbështetje të Kryeministrit Thaçi është programi i zhvillimit të Bujqësisë por edhe i zhvillimit ekonomik.

Që nga nesër do të fillojnë realizimet e pagesave të subvencioneve prej nesër e tutje, duke inkurajuar që të përgatiten të gjithë fermerët edhe për programin e ardhshëm 2014, 2015 e tutje.

Ndërsa kryetari Qemajl Mustafa, në garë për mandatin e tretë qeverisës, ka thënë se drejtoratin e Bujqësisë e kemi gjetur në një gjendje shumë të rëndë të funksionimit, ndërsa sot e kemi njërin nga drejtoratet më të konsoliduar në mesin e Komunave të tjera të Kosovës. Sot kemi qindra vende të qëndrueshme të punës në sektorin e Bujqësisë gjithandej. Ne sot po shohim se kemi një funksionim dhe komunikim jashtëzakonisht të mirë mes bujkut dhe fermerit.

Ai ka inkurajuar fermerët për të vazhduar me punë sepse mbështetja do të jetë përherë e më e madhe me qeverisjen e PDK-së në të ardhmen. Kemi krijuar klimë të mirë edhe për investime të donatorëve, sepse bashkëpunimi edhe me donatorët ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe përherë aktiv prej të parit të Komunës e deri te shërbyesi Civil nëpër sektor të ndryshëm.

Kemi një shkollë moderne të bujqësisë, disa miliona të investuara nëpër ferma të ndryshme, por edhe shumë investime gjithandej që nga mbjelljet pranverore e vjeshtore, korrje – shirjet, subvencionimet e formave të ndryshme mbështetëse për bujkun e deri të trajnimet, seminaret dhe punës praktike të mbështetur prej ekspertëve të fushave të ndryshme të drejtorisë.

Uji Dea

Kemi shumë njerëz edhe të sektorit zyrtarë të Republikës së Kosovës që kanë marrë nisma të investimeve në agrokulturë, sepse bujqësia është një resor që e ndihmon rritjen ekonomike të vendit.

Investimet e bëra gjatë qeverisjes sonë, ne kemi gjetur drejtoratin me 22 mijë euro të investuara në Bujqësi, ndërsa në vitin 2012 kemi investime të përgjithshme mbi 2 milion euro të ardhura nga Buxheti i Komunës, i qeverisë dhe i donatorëve.

Jemi të lumtur që fshatrat e Kosovës por edhe të Gjilanit tashmë janë të pajisura me infrastrukturë rrugore, shëndetësore, arsimore dhe kjo është një e arritur kolosale, sepse më fshatrat nuk po zbrazen për shkak të kushteve jo të mira publike.

Poashtu kryetari Mustafa ka thënë se me fitoren e PDK-së dhe Qemajl Mustafës, fitore e madhe do të jetë edhe e juaja si fermer. Qëllim themelor i yni është ta votojmë të mirin dhe ne por edhe ju bashkërisht e dimë se lista e PDK-së është larg më e mirë se e çdo partie tjetër në këtë garë.

Ne kemi shumë dëshmi të bëra deri më tani, dhe e dimë shumë mirë se këto dëshmi janë fitorja e madhe, larg më e madhe se herët tjera ngase qytetarët janë në mbështetje të fuqishme për ne.

Ai i ka ftuar të gjithë që të dalin të votojnë më tre nëntor dhe të vini pastaj të festojmë bashkë në qendër të qytetit fitoren e madhe të PDK-së dhe tuajën edhe për katër vjet të ardhshme.

Mustafa ka thënë poashtu se ka ende shumë punë të bëra në Gjilan, porse kërkesat nuk do të ndalen asnjëherë edhe kur të integrohemi në Bashkimin Evropian, sepse nevojat dhe kërkesat e qytetarëve do të jenë të përhershme, dikur edhe kur nuk ka kërkesa për infrastrukturë, do të ketë kërkesa të tjera edhe për ngritje të pagave apo edhe punësime etj., por ne do të vazhdojmë edhe më tutje për të punuar si♪5 kemi punuar deri më tani.

Edhe drejtori i Bujqësisë, Nazmi Rapuca tha se kanë ndodhur mrekulli me drejtorinë e Bujqësisë dhe fermerët. Ai ka folur edhe për funksionimin e drejtorisë, investimet e bëra atje, por edhe vizionin se ku do të shkoj bujqësia në Gjilan.

Mbështetje për PDK-në dhe kandidatin Qemajl Mustafa, kanë dhënë shumica e fermerëve Gjilanas. Ata kanë shprehur vetëm falënderime të shumta për drejtorinë e Bujqësisë dhe për kryetarin Qemajl Mustafa thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/