Eko Higjiena

Mbështetja për bizneset lokale dhe të reja – Prioritet për zhvillimin ekonomik të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Bizneset lokale janë zemra e ekonomisë sonë. Çdo dyqan, punishte, kompani apo sipërmarrje e vogël në Gjilan përfaqëson një mundësi pune, një ide të re dhe një shpresë për të ardhmen ka shkruar Mrika Krasniqi Shala.

Postimi i plotë:

Për këtë arsye, vizioni ynë politik është i qartë: të mbështesim fuqishëm bizneset ekzistuese dhe t’i inkurajojmë të rejat.

Si kandidate për Kuvendin Komunal nga radhët e Partisë Demokratike në Gjilan së bashku me Kryetarin në ardhje z. Riad Rashitin, ku besojmë se Komuna duhet të jetë partnere e drejtpërdrejtë e sipërmarrësve, jo pengesë.

Do të angazhohem që: Bizneset e reja të kenë lehtësira tatimore për dy vitet e para. Procedurat burokratike të shkurtohen, duke ofruar një “sportel unik” për të gjitha shërbimet e nevojshme.

Mobi Casa

Të krijohet një Qendër për Start-Up dhe Inovacion, ku të rinjtë me ide të reja të kenë hapësirë pune, mentorim dhe mbështetje financiare.

Komuna të mbështesë bizneset me grante dhe me përkrahje për modernizim e certifikim, në mënyrë që ato të jenë konkurruese edhe jashtë Gjilanit.

Të organizohen panaire të rregullta të produkteve vendore dhe të fuqizohet marka “Made in Gjilan”.

Me këtë qasje, çdo investim në bizneset tona është investim në zhvillimin e qytetit, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në rritjen e mirëqenies për secilin qytetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.