FITORJA

Mbështeten përmes subvencioneve grupet sportive e ato kulturore të komunës së Vitisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të kontratave me grupet sportive dhe ato kulturore e artistike, të cilat janë subvencionuar në kuadër të buxhetit që parasheh mbështetjen për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive në komunën e Vitisë.

Nga këto subvencione kanë përfituar 22 grupe nga të dyja sektorët, ndërkohë që shuma e përgjithshme e mjeteve për këtë vit ka qenë rreth 50.000 euro.

Uji Dea

Zv. Kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport Valmir Sahiti, kanë përgëzuar grupet dhe kanë inkurajuar ato për punë e përgjegjësi edhe më të mëdha në zhvillimin e aktiviteteve, posaçërisht në manifestimet e ndryshme.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e grupeve sportive dhe komunitetit artistik, kanë mirëpritur vendimin për rritjen e buxhetit për subvencione nga 50 mijë në 100 mijë euro nga viti 2023./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.