Uji Dea

Mbështetën klubet e futbollit “Vitia” dhe “Vllaznia” si dhe të basketbollit “Vitia”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me qëllim të mbështetjes së Klubeve të futbollit “Vitia” dhe “Vllaznia” si dhe të Klubit të Basketbollit “Vitia”, sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me përfaqësues të këtyr klubeve me të cilën do të financohen këto klube të cilat kanë treguar rezultate të mira në sport.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se qeveria komunale e Vitisë, është e interesuar të mbështes këto klube sportive të cilët kanë treguar rezultate të mira duke përfaqësuar komunën e Vitisë.

Kurse Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani në emër të Departamentit të sportit falenderoi klubet për bashkëpunim dhe i përgëzoi për rezultatet e arritura.

Mobi Casa

Ajo ndër tjerash tha se gjatë këtij viti përveç klubeve të futbollit do të përkrahet edhe Klubi i Basketbollit “Vitia” në mënyrë që të tre klubeve t’iu lehtësohet pjesëmarrja në ligën përkatëse.

Kurse Besim Halimi, kryetari i K.F “Vllaznia”- Pozheran dhe Basri Mehmeti, kryetar i K.F “Vitia” Viti dhe Shasivar Rexhepi nga KB “Vitia” falënderuan kryetarin e komunës, Sokol Haliti dhe Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani për mbështetjen e vazhdueshme të cilët po i japin këtyre klubeve sportive./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.