Uji Dea

Mbështet amnistinë, nuk përzihet në ligj

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka inkurajuar forcat politike në Prishtinë të miratojnë Ligjin e amnistisë, por nuk ka dashur të përzihet në përmbajtjen e tij.

Ashton ka qëndruar të mërkurën në Prishtinë, me ç’rast ka zhvilluar takime me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Ndërkaq ka takuar edhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një dreke pune, por jo edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Mobi Casa

Njëri nga përgjegjësit për informim në Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka konfirmuar se ky subjekt nuk kishte ftesë për të marrë pjesë në takim (Tribuna).