Fundamenti

Mbëltohen 100 pisha në shkollën fillore të Cërrnicës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan- Kryetari i Komunës së Gjilanit i shoqëruar edhe nga disa drejtor të drejtorive Komunale, nxënës dhe mësimdhënës, sot kanë mbjellur simbolikisht pisha në oborrin e shkollës fillore “Ramiz Cërrnica” në fshatin Cërrnicë, për të sensibilizuar opinionin për të mbjellur sa më shumë hapësirë të mundshme me drunj të gjelbëruar.

Me këtë rast kryetari i Komunës Qemajl Mustafa tha se ky akt i sotëm që po bëhet me mbëltimin e 100 pishave është edhe një nga format që është duke ndodhur sot në Gjilan për ta shënuar kështu 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. “Këto janë aktivitete që po bëhen përherë nga Komuna, drejtoria e bujqësisë, agjensionit pyjor për të mbajtur ambientin më të pastër, më të gjelbëruar dhe kjo po vazhdon të bëhet edhe tash e tutje. Bashkërisht të gjithë ne duhet të angazhohemi për ambientin më të pastër dhe më të gjelbëruar”.

Mustafa porositi qytetarët që të mbjellin sa më shumë sipërfaqe me drunj, të pyllëzojmë më shumë hapësira në mënyrë që pastërtia e ambientit të jetë gjithnjë e më e pastër, sepse kemi më shumë oksigjen dhe më shumë jetë për qytetarët. “Pyllëzimi i tanishëm, në të ardhmen mundëson që pyjet t’i përdorim edhe për përpunim, industri etj. Ky përcaktim i sotëm i drejtorisë së bujqësisë mua me ka pëlqyer sepse përcaktimi është i qëlluar ku secili fëmijë mbjell nga një dru, për të cilin gjatë të ardhmes edhe do të kujdeset. Ky është një identifikim i fëmijëve, i njeriut tonë me natyrën, me drunjtë dhe kjo është një lidhje e mirë që po bëhet”, tha kryetari Mustafa duke porositur qytetarët që mbjelljen e drunjve dhe gjelbërimin e ambientit ta bëjnë kulturë. “Nëse secili qytetarë merr ngapak hise në këtë punë, në gjelbërimin e ambientit, mund të themi se në vitet në vijim ne mund të kemi një ambient të gjelbëruar dhe më të mirë për fëmijët tanë për gjeneratat e reja e kështu pastaj një Komunë të gjelbëruar dhe një vend me një përkujdesje të mirë ndaj kësaj qeshtje jetike për njeriun”.

RCCOLA

Ndërsa drejtori i Bujqësisë Nazmi Rapuca, nxënësve u mbajti një ligjëratë lidhur me rëndësinë e gjelbërimit, dhe ndikimin e bujqësisë tek njeriu. Ai inkurajoi nxënësit që të orientohen nga tani në drejtimet e bujqësisë, sepse vetëm me këto drejtime bujqësore mund të vihet më lehtë dhe më shpejt të vendi i punës.

Poashtu Rapuca informoi nxënësit edhe me mënyrën se si duhet të bëhet mbjellja e një pishe dhe e drunjve në përgjithësi, si duhet të kujdeset njeriu për një dru të sapombjellur dhe si duhet të trajtohet gjatë rritjes së tij.

Në shkollën “Ramiz Cërrnica” në fshatin Cërrnicë sot janë mbjellur 100 pisha, duke pretenduar që në të ardhmen ky numër i mbjelljes të shtohet edhe më shumë, në këtë shkollë dhe në ambientet tjera shkollore dhe gjithandej në hapësirën e Komunës./rajonipress/