GRANDEMALL

MBANI SHALQIRIN NË FRIGORIFER: As që mund t’ju shkojë mendja çfarë GABIMI bëni!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Doni të hani shalqi të ftohur? Nëse e fusni në frigorifer, bëni gabim të madh! Ministria Amerikane e bujqësisë ka konstatuar.

Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome, në mënyrë që të ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur.

Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe të materieve ushqyese, transmeton Telegrafi.

Edhe një gjë e kanë zbuluar shkencëtarët. Shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të jetë këputur nga rrënja, mirëpo sërish – vetëm nëse e mbani në temperaturë dhome. Kur e fusin në frigorifer, ai proces ngadalësohet dukshëm.

Në kuadër të hulumtimeve shkencëtarët në ditën e 14-të shalqirin e kanë vendosur në 21, 12 dhe 5 gradë dhe ka rezultuar që ata shalqinj që janë ruajtur në 21 gradë kanë pasur 40 për qind më shumë likopene dhe prej 50 deri në 139 për qind më shumë beta karotene.

ARKATANA

Çdo artikull në frigorifer humb materie të shëndetshme. Prandaj, shalqinjtë duhet blerë aq sa keni llogaritur që do t’i hani dhe duhet konsumuar menjëherë.

Megjithatë, nëse ju tepron, më mirë është që t’ia hiqni lëvoren, t’i bluani në blender dhe t’i ngrini, dhe t’i ruani për vjeshtë apo dimër.

“Gjithmonë, çdo pemë, më e dobishme është nëse e konsumoni menjëherë apo të paprerë e ngrini në frigorifer, mirëpo më së shumti humb materie ushqyese kur të prerë e fusim në frigorifer”, thonë nutricionistët.

Shalqiri është pema më e mirë me të cilën mund të qerasni veten verës, sepse përbëhet prej 90 për qind ujë, andaj do t’ju hidratojë dhe do t’ju freskojë.

Është i pasur me gjëra të shumta ushqyese si p.sh., vitaminat A dhe C, betakaroten, likopen, hekur, zink dhe shumë minerale të tjera. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.