United Hospital

Mbahu nëno, mos ke frikë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mbahu nëno , mos ke frikë – Se ke djemtë që dinë me ikë !
N’ daç n’ Gjilan e n’ daç n’ Prishtinë – S’ mund t’ i zënë kush në Luginë !…

Mbahu nënë, kapu për shtagës –
Ke djemtë n’ Zabel t’ Sahit Agës !
Me bë kush me ta prekë telin –
Djemtë e tu e kallin Zabelin !

Mbahu nënë , n’ Luginë t’ Preshevës –
Djemtë e tu luajnë bishtin xhezves !
Me bë kush me ta prekë qafën –
Djemtë e tu ia derdhin kafen !

Mbahu nënë , n’ shesh t’ Bujanocit –
Lëshoje shtagën – kapju llosit !
Djemtë e tu i ikin kaosit –
I djeg tambli – i fryjnë kosit !…

Fundamenti

Mbahu nënë , n’ luginë t’ Medvegjës –
Djemtë e tu po i këndojnë Rexhës !
Rrokin fyejt e kavallet –
N’ Fushë Kosovë po i luajnë vallet !
Kur t’ shpallen zgjedhjet e kota –
Vrapojnë t’ gjithë për të marrë vota !
Zgjedhin nga një deputet –
N’ Fushë Kosovë kthehen apet !

Mbahu nëno, n’ Seteli –
Se ke djemtë në Hajvali !
Qesin fall , shkruajnë hajmali –
S’ guxon kush me t’ ardhë n’ avli !…

Mbahu nëno , në Lluçan –
Se ke djemtë në Matiçan !
Kush me surle, kush me tupan –
Japin jetën për vatan !

Gjilan, më 10.09.2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.