FITORJA

Mbahet Turneu Memorial i peshkimit “Arban Bislimi” në Liqenin e Livoqit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Liqenin e Livoqit të epërm sot është mbajtur Turneu Memorial i Peshkimit “Arban Bislimi” në praninë e shumë peshkatarëve dhe klubeve sportive të peshkatarisë.

Për herë të parë Shoqata e Peshkatarisë “Elita” nga Gjilani ka organizuar këtë turne, në shenjë të përkujtimit për shokun e tyre Arban Bislimi i cili më herët kishte ndërruar jetë.

Në këtë turne ndërkombëtarë të peshkatarisë morën pjesë peshkatarët nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Malit i Zi, Shqipëria e klubeve nga Kosova Ferizaj, Mitrovica, Prishtina, Prizreni, Gjakova, Shtime, Pejë dhe nikoqiri Elita nga Gjilani.

Ndërsa pjesëmarrës ishin 36 peshkatarë nga tre garues në secilin skuadër.

GRANDEMALL

Në garat Individuale pozita e parë i ka takuar Astrit Dauti nga skuadra “Salmoni” Shtime, pozita e dytë i ka takuar Naser Bajqinca “Agora” Ferizaj, ndërsa pozita e tretë i ka takuar Valdrin Berisha “Radoniqi” Gjakovë.

Në garat ekipore pozita e parë i ka takuar Klubit të Peshkatarisë “Radoniqi” Gjakovë në pozitë të dytë është renditur “Agora” nga Ferizaj ndërsa në pozita e tretë është renditur “Salmoni” Shtime.

Pas përfundimit të garave në një drekë të përbashkët të gjithë pjesëmarrësit e çmuan dhe nderuan shumë lart jetën, veprën e ish peshkatarit të klubit “Elita” nga Gjilani Arban Bislimi ku u theksua se Arbani ishte një sportist i vërtet i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shumë sfera të jetës, u theksua se Arbani i mungon familjes, shoqërisë e klubit “Elita” por do të jenë gjithmonë krenar që Arbani ishte shokë i tyre.

Organizatori i këtij turneu ndërkombëtarë klubi sportiv i peshkatarisë “Elita” për më të mirët ka shpërndarë kupa, mirënjohje e medale Nga klubi sportiv “Elita” u theksua se ky turne i peshkatarisë në të ardhmen do të jetë edhe më masovik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.