GRANDEMALL

Mbahet tryeza e rrumbullakët mbi pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – Grass Roots Action Support” i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka mbajtur tryezën e rrumbullakët mbi pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.

Qëllimi i organizimit të tryezës së rrumbullakët është avancimi dhe riafirmimi i vazhdueshëm të pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes, në zhvillimin e një shoqërie demokratike, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së të rinjve dhe të statusit të tyre shoqëror.

Arianit Ibrahimi, Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport është shprehur se sa i përket pjesëmarrjen e të rinjve ne vendimmarrje Komuna e Kamenicës prinë në nivel vendi duke marrë parasysh moshën e re qe qeverisin me komunën e Kamenicës duke i përfshi edhe drejtoritë komunale.

Hidromorava

Arianit Ibrahimi ndër të tjera tha se nuk po mungojnë investimet në infrastrukturë e cila do t`i shërbejë të rinjve për t`i zhvilluar aktivitetet e tyre si psh: 430 mijë euro në shtëpinë e kulturës,75 mije euro në ndërtimin e Qendrës Rinore, hapjen e këndeve të leximit – biblioteka në qytet, riaktivizimin e kinemasë, adaptimin e muzeut, rregullimin e amfiteatrit, etj.

Ndërsa kryetarja e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Lidiona Maroca ka folur mbi përgjegjësitë dhe punët e KVRL-së,se shpejti pritet të bëhet rrjetëzimi i organizatave që merren me rini, si dhe formimi i nëndegëve të KVRL-ve, nëpër zonat rurale të komunës së Kamenicës, përfaqësuesit e KVRL-së, së bashku me vullnetaret deri me tani kanë organizuar shumë kampanja vetedijesuese, vetëm në 6 mujorin e dytë të vitit 2018 anëtarët e KVRL-së, kanë organizuar mbi 80 aktivitete pa pasur asnjë ndihmë financiare nga asnjë nivel, të gjitha aktivitetet janë kryer ne baza vullnetare, ka thënë Maroca.

Në këtë tryezë kanë marr pjesë: Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, Drejtoria e Financave, përfaqësues të KVRL-së, nxënës të shkollave të mesme, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediet lokale thuhet në njoftimin e Sherafedin Vranja menaxher i projektit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.