ARKATANA

Mbahet takimi për 6-mujorin e parë të punëve të ekzekutivit për vitin 2024,Rahimaj me shifra pozitive

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur takimin publik me qytetarë për punën e ekzekutivit për 6-mujorin e parë të vitit 2024. I pari i komunës këtë takim e ka hapur duke prezantuar punët e bëra në këtë 6-mujorsh. Ai ka thënë se edhe ky 6 mujor karakterizohet me llogaridhënie, investime ne infrastrukturë, subvencione dhe skema sociale, politikë-bërje.

“Për 31 muaj qeverisje kemi 41 zotime të përfunduara, 12 zotime të filluara dhe 3 të pafilluara nga gjithsej 56 zotime. Mirëpo ne kemi bërë shumë më shumë punë sesa zotimet. Ne do të vazhdojmë të sjellim edhe më shumë sesa këto zotime të dhëna”, ka thënë ai.

Rahimaj ka folur për investimet në ujin e pijshëm të cilat kapin vlerë prej 1.2 milion Euro, pastaj asfaltimi e rrugëve të brezit kufitar në vlere 13.1 milion Euro, rrugët e ndërtuara në bashkëpunim me MMPHI-në në vlerë mbi 1 milion Euro.

Në këtë takim nga i pari i komunës janë prezantuar edhe investimet tjera si në ndërtimin e vend-parkingjeve dhe parkut të lojërave në vlerë 149,981 mijë Euro, ndërtimin e kolektorit në Koretin në vlerë mbi 331 mijë Euro, ndërtimi i Stadiumit të Atletikës në Novosellë në vlerë mbi 263 mijë Euro, ndërtimi i urës metalike në Koretin në vlerë mbi 81 mijë Euro, ndërtimin e trotuatreve të reja në vlerë mbi 216 mijë Euro, rinovimin e shkollave në vlerë mbi 160 mijë Euro, terrene të reja sportive në vlerë mbi 103 mijë Euro, fillimi i punimeve për unazën e qytetit në vlerë mbi 980 mijë Euro, zgjidhja e problemit me qentë endacak në vlerë mbi 19 mijë Euro, ndërtimi i Parkut të Aventurave në vlerë mbi 280 mijë Euro, përurimi i punimeve të bëra në QPS në vlerë prej 117 mijë Euro.

Mirëpo nuk ishin vetëm investimet kapitale punët të cilat prezantoi Rahimaj, pasi që gjatë këtij takimi ai ka prezantuar edhe investimet aktive të cilat janë në vlerë mbi 32 milionë Euro.

Uji Dea

Rahimaj ka prezantuar edhe subvencionet dhe skemat sociale, ku tha se është trefishuar shuma e ndarë për barna falas për pensionistët në vlerë mbi 40 mijë Euro, bizneset kanë përfituar grante në vlerë 100 mijë Euro, fermerët kamenicas janë subvencionuar me serra dhe motokultivatorë në vlerë mbi 128 mijë Euro, ka vazhduar subvencionimi i Klubeve sportive, OJQ-ve dhe rinisë në vlerë 90 mijë Euro, është formuar pako Baby Box për fëmijët e porsalindur, si dhe nënshkrimin e Kontratës Sociale në bashkëpunim me USAID.

Kurse pjesë e prezantimit të tij ishin edhe disa nga arritjet për fëmijët e nxënësit siç janë: kontrollat sistematike shëndetësore në shkolla, mbulimin e shpenzimeve për mbrëmjen e maturës dhe ekskursionit në Shqipëri, ekskursioni në Roma të Italisë për maturantët e dalluar, Parku Teknologjik ku Cactus Education është partner zyrtar, pajisja e nxënësve të shkollave me uniforma të reja, puna praktike me pagesë për të rinjtë.

Poashtu ai përmendi edhe themelimi i Ndërmarrjes Publike “Dardana”, Kamenica fituese e çmimit “Kampione e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor, Buletini komunal për më shumë transparencë dhe llogaridhënie, si dhe matjen e fundit ku Kamenica vazhdon të jetë në 5 vendet e para të komunave për transparencë.

Pas prezantimit të punëve nga Rahimaj, është hapur debati për pyetje dhe komente nga të pranishmit, mirëpo pasi që nuk kishte pyetje, Rahimaj duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen ka mbyllur këtë takim duke thënë se angazhimi i tij për qytetarët do të vazhdoj edhe më shumë me punë në mënyrë që të përmirësohet jetesa e tyre./rajonipress/