Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 për fshatrat Hodonoc dhe Roganë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë kryesisht me ujësjellës, asfaltim të rrugëve, dhe kanalizim.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, zyrtari Burim Kryeziu dhe banorë të fshatrave Hodonoc e Roganë.

Eco Higjiena

Kadri Rahimaj ka thënë se banorët e këtyre fshatrave e kanë mundësinë që të paraqesin ankesat dhe propozimet e tyre për lagjet në të cilat banojnë.

Kryesuesja e grupit punues, drejtoresha Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023.

Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë kryesisht me ujësjellës, asfaltim të rrugëve, kanalizim./rajonipress/