Mobi Casa

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt- Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë kryesisht me ujësjellës, asfaltim të rrugëve, kanalizim, dhe ndërtimin e një parku në Karaçevë të Epërme.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Drejtoresha Ardita Dërmaku, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, dhe banorë të fshatrave Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme.

Kadri Rahimaj ka thënë se banorët e këtyre fshatrave e kanë mundësinë që të paraqesin ankesat dhe propozimet e tyre për lagjet në të cilat banojnë.

Eco Higjiena

Kryesuesja e grupit punues, drejtoresha Ardita Dërmaku ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023.

Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë kryesisht me ujësjellës, asfaltim të rrugëve, kanalizim, dhe ndërtimin e një parku në Karaçevë të Epërme./rajonipress/