Mbahet takimi kuartal në kuadër të Kontratës Sociale
Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë është mbajtur takimi kuartal në kuadër të projektit të Kontratës Sociale, raporton Rajonipress.
Në njoftimin e kësaj komune të publikuar në rrjetin social në Facebook, është theksuar se në këtë takim ku kanë marrë pjesë zyrtarët komunal të angazhuar në kuadër të këtij priojekti, qytertarët e angazhuar si dhe përfaqësues nga USAID.
Për më tepër gjatë këtij aktiviteti është prezantuar progresi i shënuar në raport me të dyja çështjet e dala si fituese në kuadër të këtij projekti./Rajonipress/