FIDANISHTJA

Mbahet takimi i parë për realizimin e Marrëveshjes së Nishit, Rama-Vuçiq

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, është mbajtur takimi parë mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Këshillit Kombëtar Shqiptarë dhe përfaqësuesit Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në ambientet e kësaj Ambasade.

Temë diskutimi i këtij takimi ishte sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës sipas Marrëveshjes së Nishit ndërmjet kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe homologut të tij serbë Aleksandër Vuçiq.

ARKATANA

Gjatë këtij takimi u dakordua që të formohen Grupet e ekspertëve si nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë ashtu edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë për të i zhvilluar procedurat e nevojshme për të realizuar marrëveshjen e lartpërmendur, në këtë mënyrë edhe për të i siguruar edhe tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.