United Hospital

Mbahet takimi i parë i Forumit Lokal të Trashëgimisë Kulturore në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Në Viti është prezantuar sot projekti ndërkufitar në kuadër të projektit Cross Border, me që rast u mbajt edhe forumi i parë lokal i trashëgimisë kulturore në komunën e Vitisë.

Këtë forum e përshëndeti edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, ndërsa ka vlerësuar këtë projekt të trashëgimisë duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm.

Në këtë prezantim, ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministritë e Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të Shoqërisë Civile, shoqatat e ndryshme, zyrtarë komunal etj.

HW

Projekti “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndërkufitar”, u bë e ditur se ka filluar të zbatohet nga marsi i këtij viti dhe do të zgjasë dy vite dhe ka për qëllim të kontribuoj në krijimin e kushteve të favorshme për kohezion social, bashkëpunues dhe shkëmbime kulturore mes Institucioneve dhe Shoqërisë Civile nga Kosova dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Gjashtë komuna janë partnere në Kosovë dhe IRJM që janë përzgjedhur për të zbatuar objektivat e projektit.

Gjithashtu u prezantua edhe potenciali në trashëgimi kulturore i komunës së Vitisë, gjendja ekonomike dhe sociale në komunën e Vitisë, si dhe u njoftuan pjesëmarrësit me afatin kohor të aktiviteteve dhe hapat e mëtutjeshëm të projektit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.