UBT

Mbahet spektakli “Fest Football” me futbollist U-8 e U-9

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nën organizimin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit dhe FFK-së, në fushën me bari sintentik tek “Rrethi”, është mbajtur “Fest Football” duke dëshmuar se shteti i Kosovës ka talent të futbollit por duhet punuar me ta në mënyrë profesionale.

Edhe pse ardhjen e tyre shumë klube e kishin verifikuar në këtë “Fest Football”, ato sot nuk u paraqitën duke dëshmuar e neglizhuar këtë festë të futbollit të cilin e ka organizuar trajneri me prejardhje shqiptare i cili jeton e vepron në shtetin e Francës, Franck Bettulat.

Është kjo një dobësi e shumë klubeve të Anamoravës të cilët futbollistët e tyre nuk i paraqitën në këtë element të futbollit për të parë nga afër cilësinë e futbollistëve të tyre.

Në praninë e shumë shikuesve dhe futbollistëve pjesëmarrës secila skuadër u takuan në mes tyre duke shpalosur futboll cilësor, dhe me të drejt nga këta djelmosha të talentuar në të ardhmen pritet që të mbajnë fanellat e shumë klubeve.

Katër klube FC Drita, SC Gjilani, KF Lugina e Preshevës dhe SHF Kosova-Viti ishin pjesëmarrëse në këtë “Fest Football”

Trajneri nga Franca, Franck Bettulat, i cili ishte iniciator i këtij “Fest Football” ka deklaruar.
“Jam shumë i lumtur me këtë organizim, i falënderoj trajnerët, futbollistët e prindërit për pjesëmarrje, këta fëmijë kanë talent por duhet punuar në mënyrë profesionale me njerëz e trajnera profesionist nëse dëshirojmë që këta fëmijë nesër të na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre në fushë. Të gjithë futbollistëve i uroj karrierë të ndritshme, shpresoj se në të ardhmen do të organizojmë një takim të këtij lloji edhe më të madh me klube nga Rajoni e nga Evropa”.

Hidromorava

Sekretari i KF Lugina e Preshevës, Abdulla Rexhepi, ishte i nderuar me pjesëmarrjen e futbollistëve të tij në këtë “Fest Fuotball”.

“Është kënaqësi e veçantë të jesh në mesin e këtyre djelmoshave e talenteve, jemi të nderuar që jemi pjesë e këtij elementi të futbollit, kjo i bën dobi jo vetëm futbollistëve, por edhe sensibilizimit në mes klubeve për bashkëpunim edhe më të madh”.

Në shkallët e stadiumit kishte mjaft shikues dhe prindër të cilët me duartrokitje në cdo moment i përkrahnin këta futbollist të rinjë.

Mendim Berisha njëri nga prindërit nga Lugina e Preshevës ka theksuar.
“Kjo i duhet çdo klubi për të parë nga afër kualitetin e futbollistëve, këto takime të kësaj kategorie na mungojnë, duhet më shpesh të organizohen vetëm kështu mundemi të ecim përpara, ne e falënderojmë trajnerin Bettulat që dijen e tij po e transformon tek fëmijët tanë”.

Pas përfundimit të takimeve të gjithë futbollistët u shpërblyen me nga një medalje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.