Mobi Casa

Mbahet punëtoria për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal në Gjilan 2024 – 2031

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është mbajtur punëtoria për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2024- 2031. Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik, tha se ky është takimi i dytë i diskutimeve. “Shpresojmë të bëjmë një strategji të mirëfilltë për zhvillimin ekonomik lokal, me qëllim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit”, tha drejtori Shabani.

Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, ka përshëndetur të pranishmit në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit.

Ajo tha se hartimi i kësaj strategjie do të ndihmoj në zhvillimin ekonomik të komunës.
Më tej Morina Bunjaku, shtoi se kjo strategji po bëhet në harmoni me dokumentin e programit kombëtar për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2030.

Bahti Dogani, zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka përgëzuar Komunën e Gjilanit, për hartimin e kësaj strategjie.

“Është obligim i të gjitha komunave për t’i hartuar strategjitë e zhvillimit ekonomik lokal dhe duhet t’i harmonizuar ato me dokumentin e programit kombëtar për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2030”, tha Dogani.

Hidromorava

Më tej ai shtoi se ky dokument duhet me u dërgua në MAPlL për të marr ligjshmërinë.
Xhevat Sefaj, zyrtar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, tha se e mbështesin hartimin e strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal deri në finalizimin e këtij dokumenti.

Fatmir Zylfijaj, nga Departamenti i Demokratizimit i OSBE-së, tha se kjo strategji duhet të jetë e implementueshme.

Sipas tij, ky dokument duhet të harmonizohet me dokumentet tjera lokale e qendrore.

Më pas u bë prezantimi dhe analiza e të gjitha të dhënave që ka Komuna e Gjilanit, nga zyrtari i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit Fadil Osmani, i cili konsiderohet si zyrtari më profesional dhe arkivë në vete për qytetin e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.