Eko Higjiena

Mbahet në Preshevë manifestimi 100.000 poetë për ndryshime

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në sallën e leximit të Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi “ në Preshevë u mbajt Manifestimi “ 100.000 poetë për ndryshime” organizuar nga “Atunis” Lugina.

Këtë Manifestim e organizoi kryetari i “Atunis” Lugina, Bilall Maliqi, njëherit edhe anëtar i Bordit Drejtues të Galaktika Poetike “Atunis”.

Me një kumtesë dhe me disa konkluzione para të pranishmëve u paraqit Bilall Maliqi, kryetar i “Atunis” Lugina, me titull “ “Zëri i poetëve zë thirrës për paqe” e cila u ndoq me shumë interes nga të pranishmit.

Diskutuan: Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTTK-së me seli në Preshevë, Xhemaladin Rexhepi, Ali jusufi dhe Hajrullah Kasumi.

UBT

Më pas u përurua libri poetik i poetit Nehat Ramizi me titull “ Kujtime të shpalosura “ (Ricerdi sfiorati), poezi shqip- italisht botuar kohë më parë nga Edicioni i Botimeve të Sh SH” Feniks” Preshevë.

Për librin foli redaktori Bilall Maliqi, i cili e velrësoi këtë libër me një ngritje të theksuar artistike në krahasim me botimet paraprake me poezi.

Rreth librit diskutuan edhe Xhemaludin Rexhepi, Hajrullah Kasumi, drejtori i Bibliotekës “Mehmet Jusufi” Vaxhid Mehmeti dhe fjala përshëndetëse e autorit të librit.

Në fund të Manifestimit u mbajt edhe një orë e vogël letrare ku lexuan :Hajrullah Kasumi, Afërdita Salihu, Bilall Maliqi, Rexhep Zulfiu dhe Nehat Ramizi. Në fund nga drejtori Vaxhid Mehmeti u dha një koktej për të pranishmit./Titulli.com/