Fundamenti

Mbahet mbledhje komemorative për gjyqtaren Emine Salihu

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Është mbajtur një mbledhje komemorative për gjyqtaren Emine Salihu, e cila para dy dite ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

Me këtë rast Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka thënë se gjyqtarja Emine do të kujtohet gjithmonë si një kolege e sjellshme dhe të një profesioniste e mirë.

“Janë bërë 21 vite të punës së saj në Gjykatë dhe të gjithë ne sot, nuk mund të harrojmë sjelljen e saj të mirë dhe këshillat e saj për gjyqtarët dhe gjithë stafin e administratës. Unë si kryetar i Gjykatës gjatë këtyre viteve me të ndjerën kemi arritur të tejkalojmë çdo sfidë dhe kemi bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë”, tha Kryetari Azizi.

FIDANISHTJA

Administratorja e Gjykatës, Florina Jerliu ka shprehur ngushëllimet familjes Salihu, duke thënë se kjo është një situatë e rëndë për të gjithë ne.

“I gjithë stafi i Gjykatës me Degët e saja e kanë të vështirë të pajtohen me ndarjen nga jeta të gjyqtares Emine, për faktin që gjithmonë ka pasur një sjellje dhe një komunikim të mirë me të gjithë”, tha Jerliu.

Një fjalë rasti për veprën e saj, ka mbajt edhe Salih Salihu, i cili ka vlerësuar një person me virtyte të larta njerëzore dhe një profesioniste të madhe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.