Mbahet “Marshi i ecjes tradicionale kundër dhunës në bazë gjinore”
Kamenicë – Për nder të Fushatës 16 Ditë të Aktivizimit kundër Dhunës në baza gjinore, është mbajtur “Marshi i ecjes tradicionale kundër dhunës në bazë gjinore si dhe shpërndarja e fletpalosjeve tek qytetarët”.
Në këtë marsh morën pjesë: Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli-Kastrati, Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arlindë Sejdiu, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës Burbuqe Leka, Drejtoresha e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë Diana Kryeziu-Ajvazi, Drejtoresha e Buxhetit dhe Financave Arditë Dërmaku, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Rinë Matoshi-Huruglica, dhe zyrtare të tjera komunale.
Fushata ka filluar më 25 Nëntor dhe vazhdon deri më 10 Dhjetor, ku slogani i saj është: “SOT DHE ÇDO DITË TJETËR”./rajonipress/