UBT

Mbahet Kuvendi zgjedhor i shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Arsim Halili – Zgjedhja e organeve drejtuese të SH.SH “Feniks” Preshevë ka këtë përbërje : Bilall Maliqi, kryetar Arsim Halili, nënkryetar Rexhep Abazi, zv. Kryetar Demush Berisha, kryetar i Kuvendit Jalldëze Kasumi, zëvendëse e Kryetarit të Kuvendit. Kryesia Ismet Bajrami Jalldëze Kasumi Qëndresa Jakupi Selajdin Salijesor Mejdi Shabani Halim Hasani.

Pas mandatit katër vjeçar, më 18.10. 2014 ( e shtunë) mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë. Fillimisht caktohen organet udhëheqëse të këtij Kuvendi me në krye Demush Berisha – kryetar i Kuvendit SHSH “ Feniks “ Preshevë dhe procesmbajtës Ismet Bajrami.

Kryetari i Kuvendit Demush Berisha procedoi me rendin e ditës ku në fokus të kësaj mbledhje ishte raporti i punës katër vjeçare të kësaj shoqate dhe të kryetarit të saj Bilall Maliqi.

Bilall Maliqi para të pranishmëve e lexoi raportin e punës, për të cilën pastaj u hap debati për dhe kundër këtij raporti të punës. Natyrisht se u diskutua edhe për vështirësitë financiare, vështirësitë organizative teknike, mungesa e një objekti për këtë shoqatë, mos mbështetja nga ana e komunave për këtë shoqatë dhe probleme të tjera .

Megjithatë përkundër këtyre vështirësive që e përcollën edhe punën e kësaj shoqate, ajo nuk ndalet së vepruari, qoftë duke organizuar orë letrare nëpër shkolla , qoftë duke mbajtur përurime librash që botohen nga kjo shoqatë.

Uji Dea

U theksua se këtë vit u mbajt edhe Manifestimi kulturor- letrar “Kultura na bashkon” dhe tribunë e orë letrare në shenjë nderimi për poetin Qerim Arifin.

Pastaj bashkëpunimi me shoqatat si motra qoftë në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , diasporë. Pas gjithë këtyre elaborimeve, kalohet në pikën tjetër të rendit të ditës zgjedhja e organeve drejtuese të SH.SH “ Feniks” Preshevë si vijon:Bilall Maliqi, kryetar Arsim Halili, nënkryetar Rexhep Abazi, zv. Kryetar Demush Berisha, kryetar i Kuvendit Jalldëze Kasumi, zëvendëse e Kryetarit të Kuvendit. Kryesia Ismet Bajrami Jalldëze Kasumi Qëndresa Jakupi Selajdin Salijesor Mejdi Shabani Halim Hasani.

Duhet theksuar proceduarat e votimit e zgjedhjes së Kryetarit të Shoqatës që u bë me vota të fshehta, ndërsa organeve të tjera me vota hapura, natyrisht me për, kundër dhe
abstenime.

Ndërsa kësaj shoqate i’u bashkëngjitë sot edhe Xhemaludin Salihu, njëherë edhe Kryetar aktual i Shoqatës për trashëgimi kulturore me seli në Preshevë.

Me disa çështje që diskuan anëtarët e kryesisë në pikën eventuale u përmbyllën punimet e këtij Kuvendi zgjedhor./rajonipress/