FIDANISHTJA

Mbahet Kuvendi i Shoqatës së Mësuesve “Naim Frashëri“ në Austri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Morën pjesë zv.ministri z.Ferat Shala, deputetja në Kuvendin të Kosovë zj.Sala Rashica-Shala dhe z.Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Kuvendin e drejtoj kryetari i shoqatës Prof.Ismet Sinani, kryetar, mësues në Linc. Në fjalën e tij, ai falënderoi të pranishmit, mysafir nderi, nga Kosova dhe paraqiti rendin e ditës.

Kuvendin e përshëndetën z.Ferat Shala, zv. ministër “Si ish punëtor i arsimit e përjetoj punën e mësuesit, rëndësinë e saj. Ju jeni pjesa më vitale, dhe ju na bëni krenar edhe atje me rezultatet e punës suaj.”

Zj. Sala Berisha-Shala, deputete: “Ndihem e lumtur në mesin e pishtarëve të arsimit dhe nga institucioneve tona më të larta keni një vlerësim të veçantë duke ditur rëndësinë e punës dhe veprimtarisë suaj këtu. Historikisht mërgata jonë e mbajti gjallë në shpirtin e saj veprimtarinë atdhetare duke kontribuar në bërjen dhe zhvillimin e Kosovës.”

Imer Lladrovc: “Austria e përkrah mësimin e gjuhës amtare dhe puna e mësuesve është më e suksesshme, por nuk jemi të kënaqur me vijueshmërinë, përkundër kushtet e volitshme që ofron Austria”.

Kuvendi përshëndeti ndarjen e çmimit “Projekt i Shkëlqyer”, projektit të teksteve në gjuhën shqipe me rastin e 26 Shtatorit-Dita e Gjuhëve Evropiane”, i realizuar nën udhëheqjen e albanologut të njohur Prof.Dr.Dr.Basil Schader, (Zürich CH) dhe i realizuar në bashkëpunim me MASHT-së Kosovës. Kuvendi uron Prof.Basil Schader-in, z.Nuhi Gashi (MAShT-Kos.) dhe autorët e 19 teksteve mësimore për të gjitha klasat.

HW

Mes tjerash u diskutuan sfidat e mësimdhënies, vijueshmërisë dhe informimit.

U vendos që në Austri ( lokalitetin Melk) të mbahet Manifestimi sportiv i përgjithshëm me karakter garues dhe zgjidhet grupi punues rreth konkretizimit të projektit.

U mor vendim për mbajtjen e garës së diturisë – kuizit, më 17 qershor 2015 në Vjenë.

Mësuesit pjesëmarrës raportuan lidhur me gjendjen, rrethanat dhe vijueshmërinë e nxënësve në rrethet e tyre.

U kërkua që prindërit të jenë më aktiv dhe këmbëngulës në kërkesat e tyre për formimin e grupeve mësimore në gjuhën shqipe. Një kërkesë e garantuar me ligj, e cila duhet shfrytëzuar./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.