Mobi Casa

Mbahet Konferenca: Dita Austriake e Infrastrukturës së Mençur

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Në kuadër të bashkëpunimit të UBT-së me Shoqatën Austriake, të hënën, më 1 shkurt 2016, u organizua Konferenca “Dita Austriake e Infrastrukturës së Mençur”, (Austrian Kosovo Smart Infrastructure Day 2016) e cila u përcoll me shumë vëmendje nga specialistë të fushës së infrastrukturës dhe të arkitekturës.

Në hapje të Konferencës, rektori i UBT-së Edmond Hajrizi tha se kjo shënon ngjarjen e parë në vitin 2016. Sipas tij, ky lloj organizimi në sferën e zhvillimit infrastrukturor dhe rrugor është pikë kryesore e zhvillimit të një vendi, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë social. “Si një shtet i ri, kemi themeluar një forum për të diskutuar për infrastrukturën, zhvillimet, dhe ndikimin e teknologjisë, që është e përfshirë në infrastrukturë”, u shpreh Edmond Hajrizi.

Më tej, ai shtoi, se, sa i përket teknologjisë së informimit, UBT është i vetmi kolegj, institucion i nivelit të lartë të arsimit, që e ka të pranishme, dhe për herë të parë, arsimimin në fushën e infrastrukturës e ka vënë në vend të parë. “Fokusi ynë është të funksionojmë edhe në këtë vend, e për rekomandime se çka mund të bëjmë më mirë, në këtë fushë, duhet marrim parasysh konceptin smart apo të zgjuar dhe patjetër, që UBT po ndihmon në këtë fushë, duke u ofruar studentëve mundësi që të vetëdijesohen për të mirat e infrastrukturës”, -përfundoi z. Hajrizi.

Në këtë Konferencë morën pjesë dhe dhanë kontribut të veçantë edhe, Ramadan Ilazi, zëvendës ministër i Integrimit Evropian, Presidenti i Forumit Evropian Aplbach, Franz Fischler. i cili në fjalën e tij theksoi që, “Kosova është vendi me popullsinë më të re në të gjithë botën, e iniciativa e këtij kolegji është shumë e mire, e po UBT po jep kontributin në mënyrë thelbësore”, tha Presidenti i Forumit Evropian, z. Alpbach.

Uji Dea

Ndërsa, austriaku, Christoph Demuth që mban pozitën e zgjedhësit të problemeve të trafikut, tha se riorganizimi i transportit apo modaliteti që është term më modern ka pësuar shumë zhvillime kohëve të fundit.

Agim Zuzaku, përfaqësues nga Komuna e Gjilanit, fjalimin e nisi me temën bazë të zhvillimit ekonomik. E për t’i paraqitur këto informata shumë të rëndësishme në këtë konferencë ishte edhe Jeton Rexhepi, Drejtor i Drejtorisë për Policinë e Kosovës i cili foli për sigurinë në rrugë.

Në fund, Dekani i drejtimit të ndërtimtarisë në UBT, Muhamet Ahmeti foli për ndikimin e transportit dhe për logjistikën, e që, sipas tij infrastruktura është gjëja kryesore e aspektit ekonomik dhe social, të shteteve që janë në tranzicion./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.