ARKATANA

Mbahet koncerti për fëmijë “Xixat e Flakës”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Koncerti i këngës për fëmijë “Xixat e flakës”, i cili mbahet në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015” ka mbledhur një numër të madh të fëmijëve dhe prindërve, ku para tyre janë paraqitur 17 këngë, të cilat janë përcjell nga kori “LYRA” nga Gjilani.

Këtë koncert e ka përshëndetur edhe shefi i kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli i cili ka thënë se ky është organizim i engjëjve të flakës të cilët po sjellin atmosferë për të gjithë ne të pranishmit në sallë.

Hidromorava

“Në emër të kryetarit Haziri, ju barti përshëndetjet më të sinqerta për këtë organizim. Lutemi që këta fëmijë të cilët po na sjellin atmosferë shumë të mirë të gjithë neve këtu, të kenë shëndet. Ju prind të nderuar, ndjehuni krenar për fëmijët që po e ndryshojnë disponimin e secilit prej neve për këto momente, duke sjell në skenë talentin dhe përkushtimin e madh për këngën. Tani e tutje është mirë që t’u themi “engjëjt e flakës”, sepse këta vërtetë janë engjëj të flakës dhe të qytetit të Gjilanit”, tha ai ndër të tjerash.

Ndryshe koncerti i këngës për fëmijë tashmë tradicional është organizuar nën udhëheqjen artistike të profesor Kushtrim Jakupit, udhëheqëses së korit Albina Jakupi dhe kontributit të madh të prindërve për mbështetje dhe profesorëve të shkollës së Muzikës të cilët u transmetojnë profesionalizmin këtyre fëmijëve të cilët tashmë kanë nisur synimet e tyre drejt muzikës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.