Fundamenti

Mbahet edicioni i katërt i manifestimit “Trekëndëshi Poetik i Paqës”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në një ambient fantastik të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, respektivisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe në bashkëpunim me Ars Klubin “Beqir Musliu”, është mbajtur sot në Grykën e Karadakut, respektivisht në fshatin Dunav, edicioni i katërt Manifestimit Rajonal të Poezisë “Trekëndëshi Poetik i Paqës”.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i Kulturës Bujar Haziri, zëvendësministri i Kulturës Hajdin Abazi, si dhe e poet e artëdashës nga të gjitha trojeve shqiptare.

Hapjen e manifestimit e bëri kryetari i Ars Klubii “Beqir Musliu” poeti Sabit Rrutemi, i cili falënderoi të gjithë artdashësit e të gjitha trojeve shqiptare për prezencën.
“Është simbolikë në vete mbahet për nderë të lirisë së lirisë së Kosovës, ditës kur e shënoi edhe fundin e këmbës serbe në Kosovë. Jemi për herë të katërt që të repektojmë sakrificën e shqiptarëve”, tha Sabit Rrustemi.

Në fjalën e rastit nikoqiri i takimit, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, vlerësoi lartë punën e poetëve, duke thënë poetët dhe zogjtë e mbërrijnë qëllimin e bashkimit me anë të poezisë, por ne duhet ta bëjmë të prekshme lëvizjen e lirë.

“Ju faleminderit shumë për prezencën dhe ju dëshiroj që të kaloni sa më mirë në këtë aktivitet dhe sa më afër qëllimit. Lajmi i mirë është që manifestimi i ardhshëm, Dunavt, Stanqiqin etj., besojmë se do t’i gjej me kufinj të hapur, do të funksionalizohet kjo cështje dhe sa i përket rrugës, do të mundësojmë që të hapet traseja dhe të bëhet e kalueshme. Mesazhi juaj neve na bënë që të jemi të fjalës. Jemi në vendlindjen e Idriz Sefrit, Agim Ramadanit e Beqir Musliut dhe besoj shumë që takimet tjera të jenë edhe më masive në kuptimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve. Poetët dhe zogjtë e mbërrijnë qëllimin e bashkimit me anë të poezisë, por ne duhet ta bëjmë të prekshme lëvizjen e lirë”, tha Haziri.

Fundamenti

Nëse nuk është koha që hartat të bëhen bashkë, është koha të bashkohemi në poezi, është shprehur poeti dhe publicist Xhevat Latifi, i cili e udhëhoqi këtë manifestim.
Basri Capriqi nga Pen Qendra e Kosovës tha se është rast i mirë të takojmë njëri-tjetrin dhe me këtë t’i japim paqes kuptim, ndërsa uroi që ky takim të shkoj mbarë dhe të rritet duke u bërë manifestim i përmasave ndërkombëtare.

Më pas është mbajtur ora e madhe letrare, ku poet nga të gjitha trojet letrare lexuan poezitë e tyre.

Ndërsa në mbrëmje, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka ndarë edhe zyrtarisht çmimin letrar “Beqir Musliu” poetit nga Shkupi, Nihat Sopaj, që jepet nga Komuna e Gjilanit, për arritje të veçanta në letërsi.

Sopaj është fituesi i tetë me radhë i këtij çmimi, pas Ali Podrimjes, Sabri Hamitit, Musa Ramadanit, Visar Zhitit, Ibrahim Kadriut, Rexhep Qosjes e Ramadan Mehmetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.