UBT

Mbahet Edicioni i dytë i Konferencës Akademike për Etikë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Islam Osmani – Në lokalet e Medresesë së mesme “Alaudin” në Gjilan dje (të martën më 01.03.2016) u mbajt Edicioni i dytë e Konferencës Akademike për Etikë. Konferenca u mbajt në organizim të koordinatorit, mësimdhënësve dhe nxënëseve të Medresesë së këtushme e ku prezent ishin një numër i konsiderueshëm i medresantëve si dhe i nxënësve të shkollave të mesme të Gjilanit kryesisht të gjimnazit të këtushëm.

Si zakonisht hapjen e konferencës e bëri Koordinatori i Medresesë z.Arben Neziri i cili potencoi rëndësinë e këtij aktiviteti që po zhvillojnë nxënësit së bashku me mësimdhënësit e medresesë së Gjilanit. Kjo është Konferenca e dytë e këtij lloji (do jetë tradicionale-mujore) që po mbahet në Medresenë e këtushme dhe që secila Konferencë është e një rëndësie të veçantë. Qëllimi i Konferencës është që nxënësit të njihen me shembujt- përvojën e njerëzve të suksesshëm, që shembujt e treguar në Konferencë të jenë motivues për arritjen e suksesit nga ana e nxënëseve.

I tërë ky organizim tregon për një aktivitet të bujshëm që është zhvilluar dhe po zhvillohet në Medresenë e këtushme nga ana e profesorëve me nxënësit e kësaj shkolle. Pos kësaj në këtë aktivitet nuk mungon edhe prezenca dhe bashkëpunimi edhe me shkolla te tjera të mesme të komunës tone theksoi në fjalën përshëndetë se z.Arben Neziri, koordinator i Medresës së mesme “Alaudin” në Gjilan.

Mbi përvojat e tij të suksesshme Profesor Bekim Isaku, në konferencë shpalosi disa pika qenësore të suksesit të tij gjatë punës së tij shumëvjeçare.

ARKATANA

Ai theksoi se gjithmonë duhet të provojmë që të realizojmë dëshirat dhe qëllimet tona, 2. Familja është e para që duhet ti kushtojmë rëndësi, para të gjitha tjerave, 3. Mësojeni Anglishten se ju duhet gjatë gjithë jetës. Ose një gjuhë tjetër internacionale, 4. Nuk duhet të tjerët të ndikojnë tek neve, ne duhet të mundohemi të ndikojmë të tjerët. 5. Merrni vendime, pa marr parasysh që mund edhe të gabojmë, na kursen kohen edhe behemi me efikas.

Ndërkaq folësi i dytë ishte gazetari Zekirja Shabani,kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i cili në fjalën e tij shpalosi përvojat e tij prej gazetari që nga fillimi, e deri më sot. Theksoi angazhimin dhe vështirësitë me të cilat përballen gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre, si në grumbullimin e informatave e deri tek finalizimi i lajmit apo artikullit, deri tek plasimi për botim në gazetë apo plasimi në Mediat elektronike-etër.

Folësi i fundit në Konferencën e sotme ishte nxënësi inovator Lorent Salihu i cili i njoftoi të pranishmit mbi përvojat e tij në krijimin e vebsajtëve, dhe punën e tij në këtë drejtim.

Në fund të Konferencës ligjëruesit dhe mysafirët u shpërblyen nga Koordinatori me nga disa libra./rajonipress/