Hidromorava

Mbahet e skllavëruar rëndë për 8 vjet

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Një çift ka torturuar dhe e ka mbajtur si skllave një vajzë gjermane për disa vjet në një qytet në verilindje të Bosnjës. Policia e arrestoi atë.

Një vajzë e re gjermane është mbajtur skllave nga një çift në një qytet në verilindje të Bosnjës në kushte “çnjerëzore”, thotë e përditshmja “20Minutes”. Çifti është arrestuar dhe është burgosur më 17 maj.

Policia ka ndërhyrë pasi është lajmëruar nga një fqinj që e njihte vajzën, tani 19-vjeçare. Ai vetë kishte qenë dëshmitar i disa skenave të trajtimit çnjerëzore, raporton e përditshme zvicerane.

Mobi Casa

Ende nuk është sqaruar mënyra se si kjo vajzë gjermane arriti në Bosnjë, ka thënë policia e vendit. Sipas shtypit lokal, ajo ka arritur në Bosnjë me nënën e saj, e cila ishte martuar me burrin e çiftit të burgosur për t’i mundësuar këtij të fundit të marrë një leje qëndrimi në Gjermani.

Nëna e viktimës, e identifikuar vetëm me emrin e saj të parë “Kristina”, dhe e cila ka jetuar gjithë këtë kohë në mes të Gjermanisë dhe Bosnjës, ishte në qytet kur policia ka kryer operacionin për arrestim.

Fqinjët, të cilët e kanë alarmuar policinë, kanë thënë se vajza gjermane hante kungull dhe misër, të njëjtin ushqim sikurse derrat e çiftit të arrestuar.