United Hospital

Mbahet diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal me fermerët vitias

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Diskutimet Publike për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022 kanë vazhduar në Viti, me fermerët e kësaj komune. Me këtë rast Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i njoftoj fermerët vitias mbi buxhetin e paraparë për vitin 2020.

Ai potencoi se buxheti komunal për vitin në vijim do të jetë 12 milion e 305 mijë euro por theksoj se për kategorinë e subvencioneve ku ndër tjerash bënë pjesë edhe bujqësia janë paraparë 250 mijë euro.

Drejtori Rama shtoj se buxheti i bujqësisë për këtë vit ka qenë 46 mijë euro por falë bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm investimet në bujqësi në këtë komunë janë të mëdha.

Mobi Casa

Ndërkaq fermerët vitias që kanë marrë pjesë në këtë takim ndër tjerash kërkuan: të rritet buxheti për bujqësi, të subvencionohet fermerët me farëra, fidane, plehra artificial, mekanizëm bujqësor dhe të bëhen marrëveshje që çmim të derivateve të naftës të jetë më i lirë për fermerët.

Gjithashtu ata paraqitën edhe shqetësimet e tyre me importimin e mallrave nga vendet e rajonit të cilët sipas tyre po e dëmtojnë sektorin e bujqësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.