FIDANISHTJA

Mbahet dëgjimi publik për transportin rrugor në territorin e komunës së Kamenicës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Netëork of Peace Movement” (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) me 19 Prill 2016 në Kamenicë ka mbajtur konsultimin e dytë publik me qytetarë në bashkëpunim me anëtarët e grupit punues për hartimin e rregullores për transportin rrugor në territorin e komunës se Kamenicës.

Debatin e hapi drejtoresha e NOPM-së Besime Tusha ku i njoftoi qytetaret për qëllimin e projektit si dhe bashkëpunimin me drejtorinë e shërbimeve publike, ambientit dhe inspektoratit për ndryshimin dhe hartimin e kësaj rregullore, pastaj fjalën e mori drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike z. Faton Jakupi ku shpjegoi rregulloren për Transportin rrugor.

Gjatë sqarimit të ndryshimeve në këtë rregullore, me theks të veçantë ai shpjegoi çështjen e parkingjeve publike në komunën e Kamenicës si dhe kapacitetin e tyre për taksitë e komunës. Si pika të rëndësishme që janë diskutuar kanë qenë nenet të cilat kanë precizuar çështjen e kushteve dhe moshës të cilat duhet ti plotësojnë personat fizik për të ushtruar veprimtarin e taksi, ndalimin e autobusëve ne vendet të cilat nuk janë destinuar për ndalje, lejet dhe licencat për qarkullim dhe ushtrim të veprimtarisë së taksistëve, etj.

Debati u zhvillua më shumë rreth çështjes së bartjes së udhëtarëve nga komuna Gjilanit në komunën Kamenicës e cila me rregulloren në fuqi është e ndaluar dhe për këtë ekzistojnë masa ndëshkuese, e që ishin të papranueshme nga të pranishmit, veçmas nga një grup i interesit siç janë taksistët, të cilët rekomanduan ndryshimin e rregullores përkatësisht nenit 19 (pika 5) Qëllimi i këtij debati publik ishte përfshirja e qytetarëve veçanërisht grupeve të interesit në plotësimin dhe ndryshimin e kësaj rregullore në bazë të sugjerimeve të tyre të cilat mund të përfshihen në rregullore në bazë të legjislacionit në fuqi.

ARKATANA

OJQ NOPM përmes konsulentit ka lehtësuar këtë takim publik me qytetare dhe së bashku me grupin punës qe ka qenë pjesë e panelit gjatë diskutimeve publike.

Të pranishmit patën mundësinë të ofrojnë sugjerimet, propozimet dhe komentet e tyre lidhur me rregulloren si dhe të diskutojnë çështje të ndryshme të rregullores të cilat kanë qenë me interes për ta. Në debat publik kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve pjesëmarrës duke përfshirë qytetarë nga komuniteti shqiptar dhe serb, taksistë, përfaqësuesit e organizatave te shoqërisë civile, dhe mediave, te rinjtë, grupit te grave dhe zyrtare komunal. Në total kanë qenë rreth 37 pjesëmarrës, prej tyre 32 meshkuj shqiptar dhe 2 serb, si dhe 2 femra shqiptare dhe 1 serbe.

Në fund të debatit publik, kryesuesi i grupit të punës dhe përfaqësuesit e OJQ-se NOPM siguruan të pranishmit se do të inkorporojnë në draft rregullore të gjitha sugjerimet, propozimet dhe komentet e ofruar si dhe do t`i fusin rregulloren me të gjitha ndryshimet në kuvend për aprovim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.