Fundamenti

Mbahet dëgjimi publik për dy rregullore komunale

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Rregullorja për taksa komunale si dhe Rregullorja për organizimin dhe përgjegjësitë e Drejtorive komunale, i janë nënshtruar të martën një dëgjimi publik, ku qytetarë dhe zyrtarë komunalë kanë paraqitur vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, para se këto dy akte normative të procedohen për miratim në Kuvend Komunal, në njërën nga seancat e ardhshme.

Hevzi Matoshi nga Zyra ligjore e Komunës, ka thënë se në bazë të ligjit mbi financat, është e obligueshme që Rregullorja për taksat komunale të miratohet çdo vit, për t`i përfshirë ndryshimet dhe plotësimet eventuale.

Ai tha se kësaj here ndryshimet ka te disa drejtori dhe ato janë shumë të vogla, derisa në disa të tjera, nuk ka ndryshime nga rregullorja ekzistuese.

Kurse sa i përket Rregullores për drejtoritë komunale, Matoshi tha se ndryshimet janë të nevojshme, për të harmonizuar numrin dhe përgjegjësitë e drejtorive, në përputhje me statutin e ri të Komunës.

ARKATANA

Dihet se më herët kanë qenë 12 drejtori, ndërkaq tani janë reduktuar në 10. Kultura, Rinia dhe Sporti janë kthyer në Njësi komunale për Kulturë, Rini e Sport, ndërsa Inspekcioni është shpërndarë nëpër drejtori përkatëse, prandaj është e nevojshme që edhe kompetencat të përshkruhen te drejtoritë, sipas sektorëve të inspekcionit.

Qëllimi ynë është që rregulloret komunale të jenë të pranueshme edhe për qytetarët, ka thënë Matoshi.

Dëgjimit, me vërejtje dhe sugjerime konkrete, i kanë kontribuuar Habib Mahmuti, Saqip Osmani, Mumin Kqiku dhe të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.