ARKATANA

Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Karaçevë e Poshtme, banorët kërkojnë rrugë të asfaltuara

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Anëtarët e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme.

Në këtë takim Drejtori i Investimeve Kapitale, Blerim Murina, dhe zyrtari nga Financat Labinot Dërmaku, kanë paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces.

Uji Dea

Banorët më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim i rrethojave të shkollës, pajisja me rekuizita sportive./rajonipress/