Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Hodonoc, banorët kërkojnë asfaltim të rrugëve dhe ndriçim publik
Kamenicë – Banorët e fshatit Hodonoc kanë mirëpritur dëgjimin buxhetor me anëtarët e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028.
Në këtë takim Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka së bashku me Drejtorin e Investimeve, Blerim Murina, Drejtorin e Bujqësisë, Shpend Morina si dhe Zyrtarin nga Drejtoria e Financave Labinot Dërmaku, kanë prezantuar punët e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë në proces.
Banorët kanë paraqitur edhe disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve dhe rregullim i ndriçimit./rajonipress/


