Eko Higjiena

Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Busavatë, banorët kërkojnë investime në infrastrukturë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Banorët e fshatit Busavatë kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim e kanalizimit, rregullimin e ndriçimit si dhe zgjatjen e trotuarit.

Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Busavatë.

Eco Higjiena

Në këtë takim Drejtori i i Investimeve Kapitale, Blerim Murina ka paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces.

Banorët e fshatit Busavatë më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim e kanalizimit, rregullimin e ndriçimit si dhe zgjatjen e trotuarit./rajonipress/