UBT

Mbahet dëgjimi buxhetor në fshatin Berivojcë, banorët kërkojnë asfaltim të rrugëve, ndriçim dhe rregullim të kanaleve atmosferike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Berivojcë.

Në këtë takim Drejtori i i Investimeve Kapitale, Blerim Murina së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, kanë paraqitur projektet e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë ende në proces.

KKVITI

Banorët e fshatit Berivojcë më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, rregullim e kanaleve atmosferike si dhe rregullimin e ndriçimit./rajonipress/